Gjithmonë jemi mësuar që për të parë modele, shohim gjithmonë nga Europa dhe larg trevave shqiptare. Ndërkohë që shumë shembuj të mirë dhe që janë për t’u duartrokitur, vijnë edhe shumë afër nesh.
Këta janë edhe tifozët e Gjilanit, “Skifterat”, që pas ndeshjes me Dritën, kanë pastruar stadiumin nga mbeturinat. Një vlerësim fantastik për sportdashësit e këtij klubi shqiptar, që janë kujdesur deri në fund, që ambienti i tyre të ishte i pastër. /Shqiperia.ch/