Një rezultat fantastik ka ardhur nga të rinjtë e Kosovës, që pas fitores së arritur ndaj Qipros me rezultatin 1-0, mund të shkojnë më tej në fazën e finaleve të Europianit.
Avdyli ka qenë autori i vetëm i golit për dardanasit, që arritën të shënonin në minutën e 63 të takimit. Më pas futbollistët e drejtuar nga Besnik Kollari bën gjithçka për të mbajtur avantazhin, duke ia dalë në misionin e tyre.
Pas kësaj fitore, Kosova U-17 e mbyll grupin në vendin e parë, duke lënë pas vetes emra si Skocia apo Zvicra, që janë shkolla të mirfillta futbolli. Tashmë djemtë e drejtuar nga ana e Kollarit bëhen gati për fazën e fundit të Europianit 2019, për Kosovën ka një tjetër arritje historike. /Shqiperia.ch/