You are here
Home > Kombëtarja > Fantastike/ Klithmë gëzimi dhe festë, Berat Gjimshiti i shënon Interit

Fantastike/ Klithmë gëzimi dhe festë, Berat Gjimshiti i shënon Interit

Më në fund, ka pak gëzim dhe jo vuajtje për Berat Gjimshitin. Aq shumë herë i ulur në stol me pa të drejtë, mbrojtësi i Kombëtares ka shpërthyer në një moment gjithë të kaluarën e tij të errët.

Gjimshiti ka shënuar në takimin ndaj Interit, duke mbyllur historinë e takimit, për të realizuar golin e tretë për skuadrën nga Bergamo. Pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë, mbrojtësi shqiptar ka kërcyer më lartë nga të gjithë, për të ndalur topin në rrjetë.

Një shpërthim dhe festë nga ana e Gjimshitit, që deri në këtë takim nuk është se do të mbahej mend për ndonjë paraqitje shumë pozitive, deri në momentin e golit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top