Një kuriozitet i jashtëzakonshëm na vjen nga elita e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kalendari është hedhur dhe skuadrat kanë mësuar përballje e tyre për sezonin e ardhshëm. Ekipet shqiptare kanë bërë përparësi të madhe dhe brenda pak vitesh, do të duket sikur të ishte vetë Superiorja e Shqipërisë.
Për momentin skuadrat shqiptare e kanë nivelin e përfaqësimit në 40% sa i përket elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. Do të duhet vetëm një ekip tjetër që të kalojë në sezonin e ardhshëm dhe të kemi balancën 50% me 50%.
Pra ky kampionat përbëhet nga 10 skuadra, ndërsa Shkëndija e Tetovës, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, Shkupi dhe e sapo futur në elitë, Struga Trim & Lum, janë përfaqësuesit e shqiptarëve. /Shqiperia.ch/