
Të gjithë kërkojnë gjigandin kuqezi, Kastriot Dërmakun, ndërsa ky i fundit bind gjithmonë me aftësitë e tij. Jo vetëm i pakalueshëm në prapavijë, por edhe vendimtar me golat e shënuar. Së fundmi, në fitoren e Kosenzës me rezultatin 1-0 ndaj Spezias, autori i golit do të ishte Dërmaku.
Bolonja dhe Beshiktashi janë në garë për shërbimet e tij, por pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat në fundin e sezonit. Ndërkohë Dërmaku mendon për Kombëtaren dhe ftesën e Rejës: “E dija që do kisha vështirësi, pasi te Shqipëria kanë ardhur dhe qendërmbrojtës të tjerë të mirë. Por e pres ftesën nga kuqezinjtë”, u shpreh Dërmaku. /Shqiperia.ch/