
Amir Abrashi është rikthyer në fushën e lojës pas 10 muajsh mungese. Një dëmtim serioz e la futbollistin shqiptar për shumë kohë jashtë fushës, duke e vuajtur jo pak këtë situatë.
Gjithsesi pritja ka marrë fund, madje edhe duke dalë përtej pritshmërive. Fillimisht u tha se lojtari i Shqipërisë do të kthehej për Freiburgun në muajin mars. Por rikthimi ka ardhur që në ditën e sotme, atje ku Freiburgu ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Mainzit.
Abrashi ka luajtur për 63 minuta, duke dhënë sinjale pozitive. I njohur ndryshe edhe si “maratonomaku”, për shkak të kilometrave të shumta që përshkruan në fushë, Amiri është lojtari që i mungonte edhe kombëtares shqiptare. /Shqiperia.ch/