
“Shqiperia.ch” ka postuar që në ditën e djeshme artikullin se Amir Abrashi do të rikthehej pas 11 muajsh në fushën e blertë, për të luajtur në Bundesligë. Ashtu edhe ndodhi, megjithëse duke dalë paksa nga parashikimet.
Maratonomaku është zgjedhur si titullarë nga trajneri i Freiburgut, me ndeshjen e parë që grumbullohet në kampionatin gjerman, pas shumë ndeshje mungese. Madje nuk bëhet fjalë për një përballje të lehtë, por për një ndeshje të fortë e në transfertë ndaj Shalkes.
Abrashi u kthye që në janar e duke shkëlqyer në miqësoret përgatitore të zhvilluara nga Freiburgu, por trajneri e dërgoi atë te U-21, për të marrë formën fizike të duhur. Ky është momenti ku gjithë shfryrjet e mërzisë marrin fund dhe Shqipëria buzëqesh, pasi na është kthyer një futbollist i jashtëzakonshëm. /Shqiperia.ch/