You are here
Home > Kombëtarja > Falë mikut të Panuçit! Zbulohet ardhja e Mihajt te Shqipëria, grekët: Me ne nuk do të luante

Falë mikut të Panuçit! Zbulohet ardhja e Mihajt te Shqipëria, grekët: Me ne nuk do të luante

Enea Mihaj ishte risia më e madhe e listës së Shqipërisë në Ligën e Kombeve, për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë. Vetë historia e këtij futbollisti është ajo që shkakton më shumë polemika, sesa pjesa që sa mund t’i japë ky futbollist vlerë Kombëtares.

Mbrojtësi që aktivizohet me Panetilikos do t’i thoshte 7 herë “JO” Shqipërisë për Greqinë, por kjo nuk do e ndalonte Panuçin për ta provuar edhe herën e 8. Mesa duket, ajo që zbulohet nga media greke është fakti se Enea Mihaj ishte një sygjerim që Panuçit i ka ardhur nga trajneri Trajano Dellas, një mik i vjetër i teknikut të Shqipërisë, pasi më parë luante me të te Roma.

Mediat greke shprehen se futbollisti Mihaj tashmë do të marrë pjesë me Shqiërinë në ndeshjet zyrtare, aty ku do të ketë mundësinë edhe të luajë për disa minuta, për të humbur përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Greqinë. Megjithatë për ta e gjitha kjo nuk përbën një problem të madh, sepse 20-vjeçari shqiptar nuk do të kishte hapësirën e duhur tek ta. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top