You are here
Home > Futboll Bota > Falë edhe Rei Manajt, klubi spanjoll me nisjen e dytë më të mirë në histori

Falë edhe Rei Manajt, klubi spanjoll me nisjen e dytë më të mirë në histori

Albasete e Rei Manajt, bën startin e dytë të sezonit më të mirë ne shekullin 21, në historinë e  klubit. Skuadra spanjolle ku bënë pjesë edhe legjionari i kombëtares tonë Rei Manaj, duket se është kthyer në një pretendete për tu rikthyer në “La Liga”.

Albasete është skuadra që militon në ligën e dytë spanjolle, dhe në këtë fillim sezoni, ajo ka grumbulluar plot 9 pikë, 2 fitore dhe 3 barazime në pesë ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares tonë ka arritur të shënojë 2 gola në 4 ndeshje ku ai është aktivizuar. Rei Manaj këto javë duket se ka fituar bindshëm besimin e trajnerit dhe pritet të marrë vendin e titullarit tek skuadra spanjollle, e cila gjendet në vendin e psetë. Ata ndodhen vetëm 2 pikë larg nga Las Palmasi i vendit të dytë, që të çon automatikisht në “La Liga”.

Ajo çka ka më shumë rëndësi për ne, është se sulmuesi nga Lushnja është ambjentuar shumë shpejt tek eikpi i tij i ri dhe duket se po rifiton formën e tij më të mirë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top