You are here
Home > Kosova > Faktet/ Plas skandali i madh te Kosova, ja sesi po mashtrohet me biletat ndaj Çekisë

Faktet/ Plas skandali i madh te Kosova, ja sesi po mashtrohet me biletat ndaj Çekisë

Menjëherë pas daljes në shitje të biletave për takimin Kosovë-Çeki, zyrtarët dhe vetë kompania përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij procesi, “Tiksapp”, ka shkruar se brenda 20 minutash kishin arritur afërsisht deri në 2 milionë klikime nga njerëzit e interesuar për biletë.

Pra i gjithë procesi u mbyll në kohë rekord, megjithëse nuk u njoftua me orën në mënyrën e saktë se kur do të niste shitja e tyre. Shumë tifozë ishin të dëshpëruar dhe folën për një mashtrim që u bë me shitjen në mënyrën online, pasi për asnjë moment të vetëm faqa e “Tiksapp” nuk ishte e hapur.

Për të vazhduar më tej, “Merrjep” e tregoi hapur se çfarë ishte duke u bërë me tregun e zi. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, reagoi duke thënë se kjo erdhi pasi kishte një problem me kabullat që lidhin internetin, sa i përket mbylljes së faqes ku duhej të bliheshin biletat.. A është ky argument bindës? “Periskopi” shkon më tej duke biseduar me një person që shiste bileta në treg të zi.

“Kam më shumë bileta se ju keni para”, ishte përgjigja e personit që nuk e kishte aspak problem të gjente 30 bileta me çmime marramëndëse për ndeshjen ndaj Çekisë, në një kohë që u tha se ato janë shitur brenda 20 minutash. Madje e njëjta faqe thekson se ky person në rrjetin social ka shumë fotografi me trajneri Shaland, Zenelin, Shalën dhe Berishën. Pra nuk është një person edhe aq i thjeshtë, duke përfituar një shumë të konsiderueshme nga e gjitha kjo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top