
Sa shumë po vuajmë në sulm te Kombëtarja A, ku në ndeshjet e fundit numërohen me gishtat e dorës rastet kur kemi arritur të shënojmë në portën kundërshtare. Forma e futbollistëve tanë në këtë aspekt lë për të dëshiruar në Europë, e kjo ndihet edhe kur janë në fushë me fanellën e Kombëtares.
Por në fundin e tunelit duket një dritë e madhe. Emri i tij është Armando Broja dhe “Shqiperia.ch” ka shkruar shumë herë për aftësitë e këtij lojtari të jashtëzakonshëm. Më herët ka shënuar thuajse në çdo takim me Shqipërinë U-19, ndërsa Alban Bushi nuk ngurroi ta thërriste te U-21 për takimin miqësor me Uellsin.
E sapombyllur, ndërsa kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 2-1. Broja u aktivizua në minutën e 45 dhe brenda 12 minutash, e dërgoi rezultatin në 2-0. Miqtë do të ngushtonin shifrat në minutën e 78, por ajo që duhet të themi në këtë moment, është një klithmë çlirimi kundrejt Rejës: “EUREKA. E gjetëm sulmuesin për Shqipërinë trajner”. /Shqiperia.ch/
Shqipëri-Uells U-21 2-1 Broja 48′, 57′