Disa thonë se është vetëm një lojë, sport, apo gjithçka tjetër që duhet të përjetohet vetëm nga protagonistët kryesorë, ndërsa të tjerët, që vetëm e shohin atë, duhet të heqin dorë për atë kohë të humbur.
Sigurisht, ata që mendojnë kështu, nuk i kanë përjetuar ndonjëherë emocionet që futbolli të falë. Nëse po, atëherë kupton se për të je gjithmonë I gatshëm për të bërë sakrifica, edhe nga ato që duken nga më të çmendurat.
Rasti më konkret, është ai i Ibrahim Ahmetit. Tifozi 67-vjeçar, që njihet si nga më të vjetërit e Prishtinës, nuk e ka braktisur Kosovën në ditën e djeshme ndaj Ishujve Faroe, pavarësisht problemeve të tij fizike. Sepse dashuria për futbollin, i sfidon të gjitha. /Shqipëria.ch/