
Gerrard para disa javësh u premtoi tifozëve se do të dashuroheshin me këtë lojtar. Grezda në sytë e trajnerit ishte një produkt i gatshëm, i cili duhej futur vetëm në vijën e lojës skoceze. Por kur ka kaluar një kohë e konsiderueshme, tifozët ende nuk e kanë patur mundësinë të shohin Grezdën e vërtetë.
Sulmesi i Kombëtares është futur në lojë si zvendësues për pak minuta, ndërsa në ndeshjet e Kupës as që preferohet. Rangersi humbi mbrëmjen e djeshme në takimin e vlefshëm për Kupën e Skocisë. Përballë Aberdeen, të besuarit e Gerrard mund të kalonin më tej, të paktën në letër rezultati fliste për Rangers.
Ndonëse edhe ky takim kishte mjaft rendësi, Gerrard duket se ka një përqendrim më të madh drejt kampionatit. Tifozët në rrjetet sociale kërkonin më ngulm aktivizimin e munguar të Grezdës. Gjakovari ka luajtur pak minuta, dhe një “dashuri” e tillë mes tifozëve padyshim që nuk mund të krijohet kaq lehtësisht. Në vendin e tij Gerrard vijon të fus në lojë anglezin Kent, duke i lënë pak hapësira sulmesit shqiptar. Në këto kushte tifozët e Rangers do të mbeten gjithmonë një pritje të një dashurie që duket e largët. Mesa duket legjenda e njohur angleze që drejton ekipin skocez, e ka pasur kontekstin e dashurisë në një tjetër pikëpamje: “Është i mirë, por vetëm si…lojtar pankine”. /Shqiperia.ch/