You are here
Home > Futboll Bota > Episodi/ Marku hedh të gjithë flamujt që i ofroheshin, kërkonte vetëm të Shqipërisë (VIDEO)

Episodi/ Marku hedh të gjithë flamujt që i ofroheshin, kërkonte vetëm të Shqipërisë (VIDEO)

Një tjetër mbrëmje e Florian Markut, një tjetër fitore. Ky njeri nuk e njeh humbjen, ndërsa ka bërë një pakt të përjetshëm me fitoren. Këtë herë në Ferizaj, shqiptari ka rrëzuar rumunin Vracejano, duke mos i lënë asnjë mundësi shprese këtij të fundit.

Madje situata arriti deri aty, aqsa Marku e la shqiptarin që të ngrihej në raundin e parë, duke kërkuar që të luftonte me të. Raundi i dytë ka rezultuar fatal për kundërshtarin, ndërsa e majta e shqiptarit ishte “vrastare”.

Një episod i cili nuk mund të anashkalohet dhe duhet theksuar, ishte ai i fundit të duelit. Marku ka hipur mbi kafaz, ndërsa të pranishmit ishin duke i ofruar disa flamunj me simbole të ndryshme, që afroheshin me ngjyrat kuqezi.

Boksieri pasi i shihte me kujdes, i largonte nga vetja e tij, duke kërkuar vetëm flamurin e Shqipërisë, me shqiponjën dy krenare. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top