Feronikeli ka marrë një barazim dramatik dhe që ka shijuar si një fitore, pasi ia doli të kthente historinë e kualifikimit në favor pas dy golave në minutat e fundit, në atë barazim me rezultatin 2-2 ndaj TNS. Por ajo që u komentua gjerësisht dhe ishte një episod i rrallë, mund të veçohet padiskutim banda muzikore.
Në stadiumin “Park Hall” është luajtur muzikë klasike instrumentale nga një bandë profesionistësh, e cila gjendej në një sektor të arenës sportive. /Shqiperia.ch/