Futbollisti me origjinë shqiptare, që është pjesë e Kombëtares së Maqedonisë, Enis Bardhi, cilësohet si njeriu i goditjeve të lira më të mira në kampionatin europian. Mesfushori që është pjesë e skuadrës së La Liga, Levantes, për vitin futbollistik 2017-2018 është cilësuar si ekzekutuesi më i mirë. Bardhi kryeson këtë listë me një përqindje saktësie prej 22.2 %, duke lënë pas tij emra të mëdhenj në futbollin europian.
Në 26 godtije të lira të gjuajtura, futbollisti me origjinë shqiptare ka mundur të realizojë plot 6 herë, madje edhe nga distanca të konsiderueshme. Mjafton të përmendim emrat si: Mesi, Grizman, Cutinhio apo dhe Dybala, të cilët lihen pas në këtë renditje të publikuar nga UEFA. Madje ylli argjentinas gjendet shumë poshtë renditjes, në vendin e 15, me 17 gola të shënuar në 179 mundësi.
Enis Bardhi iu bashkua Levantes verën e shkuar për një shifër 1.5 milionë eurosh. Ndërkohë vlera e tij në tregun e lojtarëve ka shkuar plot 10 milionë euro. Një diferencë kjo tepër e madhe, ku me rezultatet që vazhdon të tregoj, vlera e tij vazhdon të rritet në treg. Mjafton të përmendim se ai është kthyer në lojtarin kryesor të skuadrës së La Ligas, ku shpesh herë ka mundur ta nxjerrë Levanten me një rezultat pozitiv. /Shqiperia.ch/