Ka disa ditë që ndeshja mes Empolit dhe Lacios ka përfunduar, teksa lacialët ia dolën të fitonin me rezultatin 0-1. Por për klubin e Empolit, duket sikur gjithçka të ketë përfunduar vetëm përpara pak minutash, pasi makthet e atij takimi janë ende të freskëta.
Në sekondën e fundit të lojës, teksa arbitri ishte gati të vërshëllente fundin e takimit, Kaputo do të gjendej i vetëm përballë Strakoshës. Më e lehta, ishte që topi të përfundonte në rrjetë, më e vështira, ishte që aksioni të mos finalizohej.
Strakosha ishte në portë dhe për kundërshtarin më e lehta, përballë tij shpeshherë është edhe më e vështira në fakt. Këtë shije të hidhur e provoj edhe Dibala në sezonin e shkuar, duke gabuar nga pika e bardhë përpara shqiptarit, e duke mos marrë fitoren në atë takim.
Mesfushori Rade Krnic, teksa i rikthehet asaj që ndodhi në atë takim, e shfaq Strakoshën si një “jashtëtokësor”: “Mungesa e golit? Mund të them që këtu ndikon paksa edhe fati i keq. Golat do të vijnë sepse ne i kemi krijuar mundësitë. Në sekondën e fundit ndaj Lacios, Strakosha bëri një pritje që nuk ekziston”, u shpreh Krnic. /Shqipëria.ch/