You are here
Home > Kombëtarja > Emigrantët mund të përfitojnë me Shqipërinë, bastet na quajnë të vegjël para Islandës

Emigrantët mund të përfitojnë me Shqipërinë, bastet na quajnë të vegjël para Islandës

Ndeshja e rradhës e Shqipërisë sa i përket kualifikueseve të Europianit do të jetë ndaj Islandës. Kjo është një përballje delikate për lojtarët shqiptarë, pasi një humbje do të zeronte thuajse çdo shpresë për të kaluar më tej në Europian.

Por nga ana tjetër një rezultat pozitiv, përmbyste gjithë historinë dhe do të shtonte dozën e optimizmit me trajnerin Reja. Për bastet në letër është gjithçka e mbyllur për vendasit, duke ia bërë fitoren paksa më të lehtë nga çfarë do të jenë në fushë realisht. Kështu fitorja e Islandës është kuotuar me koeficentin 1.72, ndërsa ajo e Shqipërisë me 5.45. Në kushte të tilla emigrantët do të kenë një mundësi të mirë për përfituar të ardhura me Kombëtaren, pasi në Shqipërinë zyrtare bastet janë mbyllur me ligj nga shteti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top