You are here
Home > Kombëtarja > Elozhe të mëdha për Ndojin: E morrëm nga Roma, Serinë A e fitoi te fusha

Elozhe të mëdha për Ndojin: E morrëm nga Roma, Serinë A e fitoi te fusha

Emanuel Ndoji ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni me Breshian. Madje me këtë skuadër, arriti të kalonte në Serinë A për sezonin e ardhshëm.

I padiskutueshëm në vendin e tij, lojtari kuqezi ka qënë një vlerë e shtuar e Breshias, që pas largimit të legjendës Roberto Baxhio, i harroi shijen Serisë A. Vlerësimi nga mediat italiane për Ndojin është i madh, ndërsa vendoset theksi në faktin se ky lojtar ka dalë nga Roma.

“Nga Roma erdhi dhe shkoi te Breshia, që ta fitonte Serinë A në fushë. Mesfushë perfekte me Tonalin. 3 gola të realizuara dhe 3 asist, një nga më të aktivizuarit në ekip”, shkruhet në mediat italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top