Modestët e St Joseph po përjetojnë nisjen e një ëndrre, teksa kanë arritur të eliminojnë Prishtinën në paraeliminatoret e Europa League, për t’i surprizuar të gjithë. Në ndeshjen e sotme kanë fituar 2-0 në shtëpi, me ekipin shqiptar që u ndëshkua edhe me dy kartona të kuq.
Takimi i parë u mbyll në shifrat 1-1, me surprizën e hidhur që vjen nga Prishtina. Pritshmëritë ishin të larta për ekipet nga Kosova në Europë duke parë suksesin e djemëve të Shaland, por nuk rezultoi në këtë mënyrë. /Shqiperia.ch/