Një eksperimentim i ri me mbrojtësin e Kombëtares, Frederiko Veseli. Futbollisti që në sezonin e shkuar, kur Empoli luante në Serinë B, gjendej gjithmonë si titullar për skuadrën e tij, këtë vit ka hasur shumë probleme për një vend në formacion.
Qendër-mbrojtësi i Empolit, që ka luajtur në këtë rol sezonin e shkuar, e sheh veten të tepërt me ngjitjen në elitën e futbollit italian. Tashmë duket se Veseli ka marrë rolin e “mbretëreshës”, e cila mund të lëviz lehtësisht dhe kudo.
Një tjetër rol që mbrojtës shqiptar ka bërë më parë, ishte edhe ai i krahut të djathtë. Ndaj Lacios, trajneri i Empolit bëri një eksperimentim të ri me Veselin. Ky i fundit u provuar si mbrojtësi i majtë dhe paraqitja e tij ishte deri diku e pranueshme, duke marrë parasysh faktin se bëhej fjalë për një eksperimentim të ri. /Shqipëria.ch/