You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Zbulohet ftesa e parë e Panuçit, nuk mungon më i miri i Shqipërisë në listë

Ekskluzive/ Zbulohet ftesa e parë e Panuçit, nuk mungon më i miri i Shqipërisë në listë

Shqipëria do të ketë dy përballje në muajin mars sa i përket kualifikueseve të Europianit, fillimisht ndaj Turqisë, për të kaluar më pas edhe me Andorrën.

Takime që do të vendosin shumë sa i përket vazhdimësisë, ndërsa me kureshtje të madhe të gjithë jemi duke pritur listën nga ana e Kombëtares. Asgjë për t’u çuditur, por ftesa e parë i ka mbërritur lojtarit më në formë të Shqipërisë, Myrto Uzunit.

“Shqiperia.ch” konfirmon se me fillimin e këtij muaji, ftesa nga ana e Kombëtares ka shkuar pranë zyrave të klubit të Lokomotivës së Zagrebit, për të lejuar lojtarin t’i bashkohet kuqezinjve. Uzuni ka rrëmbyer zemrat e tifozëve shqiptarë, pasi me pak ndeshje me këtë fanellë, dukej sikur të kishte një jetë që luante në fushë me të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top