Sa shumë që i ka shqetësuar Armando Sadiku tifozët e Kombëtares dhe stafin, pas stërvitjes së mëngjesit.
Futbollisti i Luganos u dëmtua, pasi ndjeu disa shqetësime dhe nuk mund të vazhdonte dot stërvitjen. Por “Shqiperia.ch” ka mësuar gjendjen e elbasanasit dhe është një lajm i mrekullueshëm për Kombëtaren.
Jo vetëm që nuk ka asgjë serioze, por Sadiku është shfaqur në super formë në stërvitjen e pasdites. Një shqetësim i madh ishte ky për Panuçin, që nuk e kishte një alternativë tjetër pasi thirrjen për Manajn e refuzoi klubi i Albasetes. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/