You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ “Nuk vdes, pa e parë djalin tim me Shqipërinë”, drithërima e rastit të Uzunit

Ekskluzive/ “Nuk vdes, pa e parë djalin tim me Shqipërinë”, drithërima e rastit të Uzunit

“Tradhëti”, “tradhëti” e sërish “tradhëti”. Në një vend që vuan nga të gjitha drejtimet e që lëngon nga të gjitha anët, pasi nuk ndodhet në pozitën e duhur financiare dhe nuk është atdheu që ne të gjithë do të dëshironim të ishte, rastet e pafundme ku futbollistë refuzojnë fanellën e Shqipërisë, duket se shërbejnë për të na dhënë “goditjen e fundit”.

Por në gjithë këtë tablo “të zezë”, ka vend edhe për bardhësi. Pavarësisht situatës së vështirë në dukje, në Shqipëri gjenden ende shumë të rinjë të mrekullueshëm që të japin shpresa për vazhdimësinë. Një prej tyre, është padyshim edhe rasti i Myrto Uzunit. Për këdo që ka ndjekur dy ndeshje të vetme në kampionatin shqiptar, nuk ka nevojë as edhe për një fjalë më tepër për këtë futbollist, pasi aftësia dhe talenti i tij, deri diku mund të quhen edhe si një dhuratë e Zotit.

Sigurisht, pa hequr asnjë meritë pune dhe djerse nga ana e lojtarit. Shanset që karriera e këtij lojtari të jetë e shndërritshme, është vërtet shumë e madhe. Mjafton t’ju themi se e ka nisur gjithçka i vetëm, nga Tomori për të përfunduar te Apolonia, Laçi e tashmë te Lokomotiva e Zagrebit. Shumë hapa të hedhur me aq mund, ndërsa flasim për një lojtar 23-vjeçar.

Në të gjitha kohët, dashuria e tij për Shqipërinë ka qenë gjithmonë në të njëjtin nivel, ose më mirë e niveleve më të larta. Thonë se edukimi i çdo fëmije vjen vetëm nga familja, e sa të drejtë që kanë. “Shqipëria.ch”, kontaktoi me babain e Myrto Uzunit, për të kërkuar më tepër e për të shuar kureshtjen, se nga buron një model i tillë shqiptar. As më pak e as më shumë, por përgjigja që të jep babai i Myrto Uzunit, na bën që të na përshkruhet një drithërimë në trup: “Është ëndrra më e madhe e Uzunit që të veshë fanellën e Shqipërisë, por edhe e imja. Shpresoj të mos vdes pa e parë djalin tim veshur me fanellën e Shqipërisë”.

Çdo fjalë e thënë më shumë, është e tepërt. Ti mund të zgjedhësh të edukosh djalin tënd si në rastin e Abedin Januzajt, që e largoi talentin e Mançesterit asokohe nga Shqipëria, e mund të zgjedhësh ta edukosh si Artan Uzuni. Përsa kohë dëgjojmë raste të tilla, ku ndjenja kombëtare përjetohet ende në këtë mënyrë edhe nga njerëz që e kanë mundësinë për të na dhënë një tjetër “goditje”, atëherë mund të themi lehtësisht: “Po, ky vend mund të bëhet. Ka shpresa”.

Ne thjeshtë, duhet të gjejmë njerëzit e duhur, ashtu siç janë edhe në rastin konkret. Por kjo duhet të ndodh sa më herët, pasi ata nuk do të jenë duke na pritur përjetësisht… /Klaudio Ndreca- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top