You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Ndodh e papritura në Shqipëri, arbitrat bojkotojnë kampionatin

Ekskluzive/ Ndodh e papritura në Shqipëri, arbitrat bojkotojnë kampionatin

Dhuna në fushën e lojës gjatë takimit Kamza-Laçi, arriti kulmin në minutën e fundit të saj. Teksa arbitri Eldorian Hamiti akordoi një penallti në favor të miqëve, me pamjet që i dhanë të drejtë, kamzalinjtë i kaluan të gjitha caqet.

Jo vetëm tifozë, por edhe drejtues të Kamzës u futën në fushë për të goditur gjyqtarin. Madje do të ishte edhe presidenti i tyre, Naim Qarri, që pasi e mbrojti për pak Hamitin, nuk ngurroi ta godiste.

Një dënim shembullor erdhi nga FSHF, që përveç dënimeve që i dha personave në fjalë, që shkaktuan kaos e dhunë, përjashtoi nga Superiorja edhe ekipin e Kamzës. Por “Shqiperia.ch” njofton në mënyrë ekskluzive vendimin e bujshëm të arbitrave, që kanë bojkotuar përkohësisht kampionatin, pas ngjarjes së ndodhur dhe pasigurisë me jetët e tyre. Në orët në vazhdim, pritet edhe një deklaratë zyrtare për të konfirmuar këtë vendim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top