Valdrin Mustafa ka zgjedhur që të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë, për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës. Sulmuesi që luan me ekipin e dytë të Hanoverit, ka luajtur me kuqezinjtë U-21 më parë.
“Shqiperia.ch” ka marrë një prononcim të shkurtër nga lojtari rreth arsyeve të këtij largimi, ndërsa shprehet se ishte një zgjedhje zemre dhe kjo erdhi pasi shanset te Kosova A janë më të mëdha.
“Jam i lumtur që isha pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Zemra ime e vendosi që të luaja për Kosovën. I kam shanset më të mira që të luaj te përfaqësuesja A”, ka thënë Mustafa. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/