Në kohët e fundit është përfolur shumë për futbollistët shqiptarë, që bëjnë zgjedhje të tjera sa i përket përfaqësueseve duke mos zgjedhur kuqezinjtë. Pas vendimit të Durmishajt, ishte rradha e Vrushajt për të shkuar te Greqia.
Pra jo vetëm një largim nga Shqipëria, por një afrim edhe me “armikun e përjetshëm”. Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi. Në një prononcim ekskluziv për “Shqiperia.ch”, ky i fundit ka dhënë mendimin e tij në lidhje me temën e “tradhëtisë” së futbollistëve shqiptarë.
“Kush nuk e ndien veten shqiptar, nuk ka se pse na duhet në Kombëtare. Për keqardhje, vetëm ne shqiptarët luajmë ne 15 Kombëtare të ndryshme. Kemi që luajnë edhe për Serbinë e Greqinë. Kjo më bën të mendoj dhe dua Lorik Canën, çdo ditë e më shumë”, u shpreh Munishi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/