You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Klubi gjigant belg insiston për Gurin, i bën ofertë zyrtare

Ekskluzive/ Klubi gjigant belg insiston për Gurin, i bën ofertë zyrtare

Klubi gjigant belg, Gent, ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Kukësit, Sindrit Guri. Burime të sigurta të “Panorama Sport” në klubin verior, treguan dje në mbrëmje se belgët po insistojnë më tepër se austriakët e Rapidit të Vjenës, që gjithashtu kanë bërë një ofertë konkrete për blerjen e kartonit të shkodranit.

Guri

Në skenë ka dalë edhe klubi gjerman, Verder Bremen. “Në Korçë ka pasur njerëz nga Austria dhe Belgjika, ku besoj se mes këtyre kampionateve do kryhet transferimi.

E konfirmoj se ka interes edhe nga Verder Bremen, sepse ka pasur skaut për të që e kanë ndjekur në sfidën ndaj Skënderbeut”, – ka thënë dje drejtori sportiv, Nderim Nexhipi për “Top Channel”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top