Vedat Muriqi është duke kaluar një nga sezonet më të mira në karrierë, teksa me ekipin e Rizesporit arrin lehtësisht të gjejë rrjetën. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gjithmonë ndaj skuadrave më të njohura turke, duke i bindur të gjithë me aftësitë e tij.
Tashmë në merkaton e verës nuk e dëshirojnë për ta marrë vetëm brenda kampionatit, por edhe jashtë tij. Toluluse që luan në “Ligue 1” u përfol se kërkon të mbyll tratativat sa më shpejt, ndërsa tani merr trajtën zyrtare. Do të ishte vetë drejtori teknik Alain Casanova, i cili është shprehur: “Ne e dëshirojmë që ta kemi në skuadër një sulmues si Vedat Muriqi”. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i lojtarit të Kosovës, së bashku me ekipin e Rizesporit. /Shqiperia.ch/