
Betis është hedhur së fundmi në lëvizje për të transferuar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin. Futbollisti i Rizesporit ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve të njohura në Turqi e Europë, por mbi të gjitha të klubit të Fenerbaçes.
Pas shumë kohësh diskutimesh mes dy skuadrave turke për të arritur marrëveshjen e transferimit të lojtarit, ndërhyrn edhe ekipi i La Ligas, Betisi. Madje këta të fundit futen në garë për të prishur edhe tregun, pasi ofruan më shumë sesa Fenerbaçe, që ka muaj të tërë ndjekje ndaj Muriqit. Skuadra spanjolle ka ofruar 4.5 milionë euro, ndërsa vendimi tani i takon drejtuesve të klubit të Rizesporit. /Shqiperia.ch/