You are here
Home > Futboll Bota > Eja De Biazi, të pret aventura e re te Armenia! E mund Gjibraltari dhe e barazon Lihtshtejni

Eja De Biazi, të pret aventura e re te Armenia! E mund Gjibraltari dhe e barazon Lihtshtejni

Pak kohë më parë në mediat italiane gjithçka u konfirmua për De Biazin, duke u zbuluar negociatat që ky i fundit kishte me Armeninë, për të qenë trajneri i saj.

Asnjë e re nuk ka ardhur për këtë bashkpunim të mundshëm, e megjithatë ajo që e krijon distancën më të madhe në këtë “dashuri të re”, është forma e Armenisë. Të gjithë e konsiderojmë si një ekip që nuk është modest, por rezultatet e fundit kanë treguar të kundërtën.

Gjibraltari do e merrte fitoren e parë historike në transfertë, duke e mposhtuar Armeninë me rezultatin 0-1 përpara vetëm pak kohësh. Për të kaluar në takimin e sotëm, teksa Lihtshtejni e ka kryesuar ndeshjen ndaj tyre për pjesën më të madhe të ndeshjes, por është dorëzuar në minutat e fundit, për një barazim me rezultatin 2-2.

E mund Gjibraltari dhe e barazon Litshtejni, çfarë mund të thuash më tepër për këtë Armeni? De Biazi eja, ndoshta mund t’i japësh një zgjidhje kësaj situate… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top