
Në takimin miqësor mes Romës dhe Rietit, do të ishte një arbitër shqiptar që do të drejtonte ndeshjen. Bëhet fjalë për Eduart Pashukun, që ka lindur në Shkodër në vitin 1988. Emigrimi ka nisur në vitet 2000 drejt mundësive më të mira.
Që prej 2016, Pashuku drejton së Serinë C italiane dhe ka arritur të jetë në pjesën e ndarjes së drejtësisë edhe në një takim të Serisë B. Dëshira është e madhe për të qënë arbitër në elitën e futbollit italian, por për këtë gjë e ndalon historia.
Asnjëherë më parë një arbitër i huaj nuk ka arbitruar në Seria A, duke ia lënë gjithmonë këtë mundësi vetëm shtetasve italianë. /Shqiperia.ch/