Edon Zhegrova është kritikuar shumë nga mediat sportive për mënyrën e lojës dhe sjelljen e tij, pasi lojtari shqiptar shpeshherë e tepronte me mbajtjet e topit, duke dëmtuar edhe vetë ekipin që bënte pjesë.
Duket se një ndryshim ka ardhur në lojën e këtij futbollisti, të paktën një gjë e tillë ndodhi ndaj Grashopërsit. Zhegrova jo vetëm që e nisi takimin si titullar, por ka lënë përshtypje pozitive te tifozët.
Krahas shpërthimeve në krahë dhe driblimeve që janë “arma” më e fortë e këtij lojtari, lojtari i Kosovës është parë duke pasuar te shokët e skuadrës dhe kur kishte mundësinë për të avancuar i vetëm. Në një situatë të tillë, mund të thuhet se futbollisti është në rrugën e duhur… /Shqiperia.ch/