You are here
Home > Futboll Bota > E zakontë në Itali/ Strakosha rrezikon të mos zbresë në fushë ndaj Interit, shkak bëhet moti

E zakontë në Itali/ Strakosha rrezikon të mos zbresë në fushë ndaj Interit, shkak bëhet moti

Moti i keq në Itali bëhet shkaktar për pezullimin e disa ndeshjeve në kampionatin italian, “Seria A”. Reshjet e shumta në qytetin  e Romës dhe Xhenoas, mund të rezultojë ndikues për këto sfidat të futbollit që presin të dyja këto qytete.

Respektivisht nga ç’rregullimi i motit pritet që mund të shtyjë dy përballje të “Seria A”, atë të Lacio-Inter dhe Genoa-Udineze. Përsa i përket gardianit të portës kuqezi, Thomas Strakosha, pritet që më shumë mundësi ditën e nesërme të mos zbresë në fushë kundër zikaltërve të Interit. Kjo për arsye të shiut të rrëmbyer që ka “pushtuar” qytetin e Romës. Federata Italiane e Futbollit mund të marrë një vendim zyrtar për zhvillimin e takimit mes Lacios dhe Interit, por edhe të Xhenoa-Udineze.

Java e dhjetë e kampionatit italian duket se ka nisur me probleme të jashtme, pasi nuk është hera e parë që në vendin fqinj, anullohen përballje për shkak të ndryshimeve klimaterike. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top