
Kampionati italian po shkon drejt ndeshjeve të fundit, ndërsa mbeten edhe dy takime për t’u zhvilluar.Atalanta e Gjimshitit dhe Berishës ka qënë një përrallë e bukur në këtë sezon, teksa ka arritur në finalen e Kupës dhe po lufton për një vend në “Champions League”.
Por gara për në turneun më të rëndësishëm europian është ndezur së tepërmi, ndërsa ekipet e mëdha nuk po gabojnë më si më parë, kur bëhet fjalë për takimet e fundit. Për momentin Atalanta ka gjithçka në dorë për të arritur në “Champions”, pasi ndodhet në pozicionin e duhur, megjithëse e ka të vështirë për ta ruajtur atë.
Ndeshja e rradhës do të jetë ajo vendimtare, teksa ekipi nga Bergamo do të ndeshet në transfertë ndaj Juventusit. Faktikisht do të jetë shumë e vështirë që Juventusi të lëshojë pe në atë ndeshje, pasi atje do të festohet edhe titulli kampion i bardhezinjve për këtë vit. Gjimshiti do të kërkoj me skuadrën të paktën një pikë në transfertë, duke mos e llogaritur tjetër rezultat përveç fitores në ndeshjen e fundit me Sasuolon. Por misioni ndaj Juventusit dhe Ronaldos do të jetë shumë i vështirë, megjithëse mbetet rruga e vetme e sigurisë, me ekipet e tjera italiane që janë gati dhe po luten për një hap të gabuar të Atalantës. /Shqiperia.ch/