
Elseid Hysaj vazhdon të mbetet në pritje të ekipit të ri për sezonin e ardhshëm. Te Napoli nuk ka më hapësirë për mbrojtësin kuqezi, pasi vendin e krahut të djathtë pritet ta marrë afrimi i ri, De Lorenzo. Këtu nuk duhet harruar edhe Malcuit që ka më shumë përparësi se mbrojtësi shkodran.
Roma e ka bërë ofertën zyrtare për Hysajn dhe vetë trajneri i saj do e telefononte për ta bindur, por nëse marrëveshja nuk është arritur, kjo ka ardhur për shkak të shifrës që ofrohet për të blerë kartonin.
Trajneri Sarri është futur gjithmonë e më shumë në garë për të marrë lojtarin që e formoi vetë te Empoli. Por që interesimi të marrë një formë edhe më konkrete, kërkohet që Kanselo të largohet nga bardhezinjtë. Pep Guardiola është njeriu që po e kërkon me ngulm Kanselon te Manchester City dhe po përgatitet për një ofertë të çmendur. Në mediat italiane raportohet se ky transferim, do e afronte edhe më shumë Hysajn te Juventusi. /Shqiperia.ch/