You are here
Home > Futboll Bota > E veçantë, Strakosha vs Golini/ Gardiani shqiptar e ka hobi, i Atalantës ka qënë vetë si…Eminem!

E veçantë, Strakosha vs Golini/ Gardiani shqiptar e ka hobi, i Atalantës ka qënë vetë si…Eminem!

Në mbrëmjen e sotme do të luhet një përballje që pritet të dhurojë emocione, pasi Lacios do të ketë përballë Atalantës në Kupën e Italisë. Të dyja skuadrat luajnë një futboll të hapur, prandaj priten edhe shumë gola gjatë 90 minutave.

Një përballje në distancë do të jetë ajo mes dy portierëve të rinjë, Strakosha nga një anë e Golini në tjetrën. Ky i fundit e ka lënë Etrit Berishën në stol prej kohësh, që mund të mendojë një largim në merkaton e verës.

“Shqiperia.ch” sjellë një krahasim të veçantë mes dy gardianëve që do të kenë vëmendjen e Italisë këtë herë. Të gjithë e dinë se këngëtari dhe hobi i preferuar i Strakoshës, është që të dëgjojë muzikën e Eminemit. Por nga ana tjetër, Golini është portieri që ka dalë edhe nga muzika e “Repit”. Portieri aktual i Atalantës e ka provuar edhe fushën e muzikës, duke pasur të njëjtën lartësi me atë të futbollit.

Pa pasur shumë shkëlqim, asgjë të jashtëzakonshme, por duke marrë atë që dëshiron më shumë, vëmendjen. Mbetet disi e çuditshme sesi Golini e ka lënë jashtë prej shumë kohësh një portier me eskperiencë si Etrit Berisha, por në këto kohë, vetëm për zgjedhjen e trajnerit Gasperini që nuk mund të diskutohet. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top