
Shqipëria U-18 do të zhvillojë dy takime gjatë ditëve në vijim, teksa do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut. Trajneri Nevil Dede i ka besuar shumë futbollistëve vendas në listën e lojtarëve të grumbulluar. Ndërkohë nga ana tjetër, kundërshtarët kanë ftuar 10 lojtarë shqiptarë në përfaqësuesen e tyre.
Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Librazhdit, ndërsa e para zhvillohet nesër dhe e rradhës në 25 prill. Kështu trajneri Shkumbin Arsllani ka marrë Ali Asani, Atom Fazliu, Besfort Arifi, Benjamin Dalipi, Altrim Ajkupi , Imran Fetai, Redon Qamili, Behar Feta, Fiton Ademi dhe Enis Musai. Sigurisht, që në listat e publikuara, është e vështirë që të dallosh se kush është Kombëtarja e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/