
Pritshmëri të larta sa i përket ekipeve shqiptare në kualifikueset e “Champions League”, ka për Shkëndijën e Tetovës. Klubi në fjalë ka një adminstrim mjaft të mirë, që e ka dërguar këtë skuadër shumë herë pranë kalimit në grupet e “Europa League”, duke i shpëtuar për fare pak.
Këtë herë pritet që historia të ndryshojë në të mirë të Shkëndijës. Kundërshtari i parë për këtë skuadër, në turin e parë, do të jetë Nome Kallu. Rivalët estonezë nuk trembin aspak prishjen e objektivave të Shkëndijës së Tetovës. Në vendin e tretë ndodhet Nome Kallu në kampionatin që në Estoni po vazhdon prej kohësh, duke i larë të gjitha hesapet me vendin e parë.
Dominimi fillon që te mbështetja dhe përkrahja që kanë ekipet në fjalë, atje ku dyfishin e numrit të mbështetësve që e zotëron Nome Kallu, e kanë vetëm tifogrupi besnik i Shkëndijës, Ballistët. /Shqiperia.ch/