Një histori e veçantë na vjen nga Granit Kolshi, portieri i njohur shqiptar. Megjithëse ende në moshën 29-vjeçare, duke parë gjithë kushtet e jetesës dhe mundësitë që ofron futbolli, Kolshi zgjodhi një tjetër rrugë në jetën e tij.
Ai emigroi në SHBA, ku sipas “Indeksonline” është kthyer në kamarier. Më parë ky portier ka përfaqësuar edhe Kosovën, ndërsa në nivel klubesh ka arritur të fitoj titullin kampion, Kupën dhe Superkupën me Feronikelin. Padyshim që në raste të tilla, institucionet drejtuese të futbollit duhet të bëjnë më shumë, që t’i sigurojnë sportistëve një mundësi më të mirë jetese, për të mos ndjekur të njëjtën rrugë. /Shqiperia.ch/