Gjithmonë jemi mësuar që Armando Broja të jetë vendimtar me ekipin e të rinjëve të Chelseat, duke shënuar në portat kundërshtare. Por në përballjen e djeshme kundër West Ham U-18 që përfundoi 4-3, sulmuesi kuqezi i bëri të gjitha me plotë kuptimin e fjalës.
Dy gola të shënuara me aftësinë e Brojës, që fillimisht do të shënonte nga penalltia e fituar nga vetë ai, ndërsa në golin e katërt të Chelseat dhe dopietën personale, do të luante me portierin kundërshtar, duke e tundur rrjetën në momentin që pritej më pak.
Këtu nuk duhet të harrojmë edhe golin e parë të Chelseat, teksa Broja u fut bukur në krahun e mbrojtjes kundërshtare, për ta nxjerrë me portën e boshatisur shokun e skuadrës. Çfarë e motivoi sulmuesin e Shqipërisë U-21 në këtë takim?
Vetë prania e trajnerit të parë të Chelseat dhe legjendës të së bluëve, Frenk Lampard. Nëse ka pasur një element që i ka bërë përshtypje këtij tekniku, është padyshim Armando Broja pasi bëri gjithçka i vetëm ndaj West Ham. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/