Sot nis zyrtarisht kampionati i Seria A, e me çeljen e tij nuk mund të mungojnë këshillat. Italianët tregojnë edhe njëherë se janë matematicient të zotë duke përllogaritur çdo pikë të fortë e të dobët të secilës skuadër. Për ta, pika kyçe e çdo ekipit është sigurimi i portës. Mund të shënosh shumë, të sulmosh bukur apo të bësh lojë të fortë në mesfushë. Por nuk mjafton. Nëse porta nuk është e sigurtë, je i humbur pa nisur ende ndeshja.
Kështu, në një raport të fundit nga mediat italiane, është analizuar në mënyrë të detajuar çdo pritshmëri të 38 portierëve titullarë në skuadrat rspektive. Në ndarjen me tre klasa dyshja shqiptare, Strakosha-Berisha, renditen në atë të dytën. Gardianët shqiptarë cilësohen si portierë të besueshëm nga ku ekipet mund të mbështeten.
Por përgjegjësitë e larta mbi supe duke mbuluar edhe gabimet e mbrojtjes i ka bërë dy portierët shqiptarë të sakrifikojnë shumë. Ndaj për Lacion dhe SPAL-in sygjerohet të përforcojnë mbrojtjen duke lehtësuar pak punën e portierëve për të bërë paraqitje edhe më të mira. Më poshtë lista e plotë e vlerësimeve./Shqiperia.ch/
- Klasa e parë/ Ata portierë që, duke pasur parasysh ndeshjet dhe momentet e formës, mund të garantojnë një performancë të lartë për ndeshjen e futbollit. Padyshim kjo bazohet në intuitën e tyre, më shumë sesa në çdo departament tjetër:
Handanovic – Szczesny – Donnarumma – Skorupski – Sirigu – Pau Lopez – Rafael
- Klasa e dytë/ Gama e nxehtësive të ndërmjetme. Portierë të besueshëm, por të angazhuar në gara të vështira dhe potencialisht të rrezikshme. Mbi ta mund të mbështeteni, por më mirë të mbroheni me një mënyrë modifikues për të shfrytëzuar arritjen e vlerësimit sa të lartë të mundshëm të portierëve dhe të mos prekeni shumë nga presioni i aksioneve të rrezikshme për gol:
Dragowski – Meret – Musso – Consigli – Audero – Strakosha – Berisha – Gollini – Joronen
- Klasa e tretë/ Portierët më pak të besueshëm, në këto ditë, drejt fillimit të ndeshjeve futbollit si dhe duke luftuar me sfida të ndërlikuara:
Sepe – Silvestri – Radu – Gabriel