You are here
Home > Boks > E veçantë/ Kundërshtari i Markut me 66 humbje, e luan boksin si të ishte…futboll

E veçantë/ Kundërshtari i Markut me 66 humbje, e luan boksin si të ishte…futboll

Florian Marku e ka lënë për disa kohë arenën e vërtetë të dyluftimit dhe ëndrrën e tij të madhe për të arritur në MMA, për t’u ndeshur me doreza në boks. Kundërshtari i dytë për sportistin në fjalë, është Ivan Godor.

Padyshim që sllovaku nuk është rivali më i mirë i mundshëm, për të nxjerrë në pah forcën e Markut. Me një vëzhgim të thjeshtë që mund të bëhet lehtësisht në internet, shihet se Godor në 90 ndeshje të zhvilluara në karrierën e tij, ka 66 humbje.

Përballja do të jetë në mbrëmjen e nesërme, por nuk mbaron këtu. Godor e trajton boksin si të ishte duke luajtur futboll, pas saktësisht një javë pasi të përballet ndaj Markut, do të ndeshet me boksierin Shakeeb Ali. Nuk dihet ende se çfarë e shtyn pasionin e sllovakut, për të dalë në ring kaq shpesh, duke parë se shifrat nuk flasin shumë në favor të tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top