Me lojtarin më të rëndësishëm në skuadër që e kanë shqiptar, Ardian Ismajlin, Hajduku i Splitit është i fiksuar pas futbollistëve me të njëjtën origjinë. Sikut të mos mjaftonin Tahiri, Delija, Sahiti dhe Ismajli në ekipin e parë, tek të rinjtë i është dhënë shansi për t’u provuar së fundmi 7 lojtarëve nga Shqipëria dhe Kosova.
Pra për ekipin kroat vendi ynë po shihet si njëfarë Brazili i Europës, që prodhon pafundësisht talente. Për të mbërritur në këtë ide shihet edhe përkufizimi i mediave kroate që shprehen mbi këtë dashuri të Hajdukut me lojtarët shqiptarë, e cilëson thjeshtë: “Venat e arta”.
Në një farë mënyre futbolli i të rinjëve shqiptarë shihet si një pasuri e madhe edhe për atë europian. Dy lojtarët e para të ardhur nga Akademia e Futbollit në Shqipëri kanë mbërritur në Poljud, atje ku Andi Rahmani ka shkuar menjëherë në skuadrën B të Hajdukut. Nga ana tjetër Lion Cahani është bashkuar me më të rinjtë.
Ndërsa nga Kosova do të ishte Kastriot Qorolli që do t’i bashkohet ekipit U-19, i dalë nga 2 Korriku ashtu si edhe Ardian Ismajli. Blendi Morina, që është pjesë edhe e Kosovës U-19 është një tjetër emër që mbërriti në skuadrën kroate.
Dhe për të përmbyllur këtë listë të madhe, janë Ermir Shabani dhe Erlind Shabani, njëri mbrojtës e tjetri mesfushor që bëjnë një ekip të plotë shqiptar në Kroaci. /Shqiperia.ch/