Kosova fitoi me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Bullgarisë, duke përmbysur gjithçka. Fillimisht ishte Rashica që kaloi në avantazh dardanët, ndërsa vendasit do të kthenin rezultatin në 2-1.
Muriqi do të barazonte përkohësisht me kokë, përpara se të vinte edhe goli dramatik në fund. Këtu do të ndalemi pak. Milot(Rashica) do të dhuronte krosën, ndërsa Elbasan(Rashani) do e dërgonte topin në rrjetë. Dy futbollistët që në emrat e tyre, kanë dy qytete të Shqipërisë. Emocione të jashtëzakonshme nga djemtë që kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët, jo vetëm me rezultatin, por edhe lojën e bukur. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/