Me Shalandin në krye, Kosova po arrin rezultate më shumë sesa të mira, teksa arriti të bëj edhe historinë duke kryesuar grupin e saj në “Ligën D”.
Një fitore me vlerën e një finale ishte me Azerbajxhanin, teksa dardanët e shkatërruan me rezultatin 4-0. Tashmë te Kosova duket se gjithçka funksion në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është në vendin e saj. Tekniku zviceran nuk u ul për asnjë moment në ndeshjen e fundit, të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Bëri mirë sigurisht, pasi një dorë te goli i katërt ka ardhur pikërisht nga Shaland. Ky i fundit e preferon lojën nga krahët, ndërsa sapo Kryeziu e kishte topin në mesfushë, menjëherë i ka treguar krahun se ku gjendej Zeneli për ta dërguar topin. Nga aty do të vinte edhe goli i fundit i Kosovës, që dorëzoi totalisht miqtë. Një makineri perfekte, që funksionon në mënyrën më të mirë. /Shqiperia.ch/