
Tashmë kundërshtarët e Shqipërisë për kualifikueset e Europianit janë bërë të qartë. Francë, Islandë, Turqi, Andorrë dhe Moldavi janë rivalët që kuqezinjtë do të ndeshen, për të kërkuar një tjetër përsëritje të suksesit të kaluar.
Në një prononcim “RMCSport”, Deshamp ka thënë fjalë të njëjta si Panuçi pas shortit të hedhur: “Mund të shkonte më keq, ashtu si edhe mund të shkonte edhe më mirë. Gjithsesi, nuk ka rëndësi, ne do të kualifikohemi”.
Thuajse në të njëjtën mënyrë është shprehur dhe Panuçi në vlerësimin e grupit. “Mund të shkonte më mirë dhe mund të shkonte më keq. Ne do përpiqemi për më të mirën. Franca është favoriti kryesor, por edhe Islanda e Turqia që do luftojnë për vendin e dytë”.
Fjalët identike dhe diplomacia e trajnerëve, marrin kuptim kur përmendim faktin se Dechamp e ka drejtuar dikur Panuçin si lojtar, gjatë kohës që ky i fundit luante për Monakon. /Shqiperia.ch/