
Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë në mbrëmjen e sotme, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. “Shqiperia.ch” ndodhet në “Elbasan Arena”, atje ku shihet një e veçantë sa i përket pjesës së tifozëve. Megjithëse nuk ka shumë entuziazëm, duket se janë shtuar ndjeshëm femrat në stadium, të cilat janë nisur drejt vendit ku do të luajnë kuqezinjtë dhe janë të pajisura me simbolet Kombëtare. /Shqiperia.ch/