
Trevat shqiptare gjenden në një moment të vështirë ekonomik dhe kjo i ka detyruar njerëzit, ashtu si në gjithë historinë tonë, që të nisen për në emigrim. Gjithmonë duke u kërkuar një jetë më e mirë, por ajo që nuk kuptohet, është ndryshimi i largimit të pushtuesëve dhe lirisë tonë.
Gjendja është po e njëjtë, ndërsa në Kosovë është duke u ndierë shumë kjo krizë. Një nga klubet që është prekur së fundmi, është klubi i hendbollit Besa. Në kohët e fundit janë larguar 2 lojtarë që kanë zgjedhur të emigrojnë, ndërsa në ditët në vazhdim pritet që ky numër të rritet edhe më shumë, me Haris Berishën që është duke përgatitur valixhet për largimin. /Shqiperia.ch/