Magjia e “Champions League” ka startuar dhe në ditën e parë të saj, janë dhuruar tre gola të një planeti tjetër.
Barcelona ka arritur të fitojë pa shumë probleme, me rezultatin 4-0 ndaj Psv, ndërsa nga ana tjetër Inter-Totenhem ka përfunduar me rezultatin 2-1. Golin e parë në këtë kompeticion, për këtë vit futbollistik, e realizoi Lionel Mesi me një perlë nga goditja e dënimit.
Për të kaluar tek një tjetër kryevepër e realizuar nga ana e Ikardit. Një krosim nga krahu e majtë dhe një gjuajtje direkte e sulmuesit argjentinas, për të fundosur portierin kundërshtar. Kur u mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, do të ishte “tradhëtari” i Igli Tares, De Vrij, ai që do të jepte një asist vendimtar për Vesinon. Një festë e gjitha e zikaltërve, që e kishin tejmbushur stadiumin për këtë takim.
Ajo që duhet theksuar është fakti që zikaltërit kanë mbërritur në këtë kompeticion, falë fitores në ndeshjen e fundit ndaj Lacios me rezultatin 2-3. Një fitore që Interit do i vinte si dhuratë nga De Vrij, asokohe i veshur me fanellën e lacialëve, por me një marrëveshje të mbyllur me ekipin e Milanos. Më parë ishin lot hidhërimi, të paktën kshu u reklamuan ato të mbrojtësit holandez pasi e largoi Lacion nga “Champions League”, ndërsa tashmë feston me lotët e gëzimit me fanellën e Interit. /Shqipëria.ch/